GJIROKASTER-Rreth 90 kilogram kanabis sativa e paketuar në 17 thasë është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës.
Në prangat e bluve ka rënë një person dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Hetimi për këtë rast ka nisur kur Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në lagjen "Pllakë", Gjirokastër, në banesën e shtetasit H.X., i cili prej dy muajsh jetonte familjarisht në shtetin Grek, kishte lëndë narkotike. Banesa e këtij shtetasi mirëmbahej nga një i afërmi i tij.