Basha: Koalicioni opozitar vazhdon bashkëpunimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit me përfaqesues të Institutit Ndërkombetar Republikan, ka komentuar Platformën për Marrëveshje Kushtetues, e cila u prezantua po sot nga aleatët e tij në koalicion me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend.Në deklaratën e tij për mediat kryedemokrati Basha është shprehur se nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe aleatëve të saj në koalicion.Bashan ë fjalën e tij ka theksuar se PD dhe aleatët e saj do të hyjnë në zgjedhje vetëm kur të ketë me të vërtetë zgjedhje dhe jo një tjetër farsë kriminale, dhe kusht i padiskutueshëm mbetet largimi i Edi Ramës.?Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe gjithë koalicionit tonë. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe do ta paraqesë në ditët e ardhshme në mënyrë publike. E kemi diskutuar dhe me aleatët tanë dhe një pjesë e mirë e pikave që aleatët kanë shpalosur sot janë dhe pikat e programit tonë, ka një përputhje totale. Koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara.Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme. Kryesorja është zotimi i gjithë koalicionit opozitar, që është sot mazhoranca e re politike, numerike dhe morale në vend, është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje vetëm kur të ketë vërtet zgjedhje dhe jo një farsë kriminale dhe kushti për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore që do të plotësojë kushtet për të cilat do të keni më shumë informacione në ditët në vijim.?

Share This Video


Download

  
Report form