Koalicioni opozitar takim me përfaqësuesit e minoriteteve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Liderët e koalicionit opozitar Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj, kanë takuar përfaqësuesit e partive nga minitoritet në Kosovës të cilat do të jenë pjesë e kuvendit të ri. Pas takimit, Haradinaj tha se bisedimet ishin për tu njohur me qëndrimet e tyre, por nuk konfirmoi nëse ka patur ose jo një pakt paraprak. "Zhvilluam një takim me përfaqësues të komuniteteve të Kosovës, turq, boshnjak, ashkali... Kryesisht ishte një konsultë rreth praktikave që duhet ndjekur në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës", - tha Haradinaj. Duke u ndalur te  Vetëvendosja, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj  tha se ndonëse marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje ka qenë shumë afër, gjatë ditës së hënë, ka patur dhe propozime, që, sipas tij, i ka vështirësuar gjërat. Haradinaj nuk ka përjashtuar mundësinë e një takimit tjetër me Kurtin gjatë ditës.

Share This Video


Download

  
Report form