http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koalicioni po funksionon dhe marrëdhëniet jane te kënaqshme. Ky është vlerësimi qe ministrja e mbrojtjes Mimi kodheli jep kur pyetet për LSI-ne. Ne nje interviste për emisionin e mëngjesit ?7pa5? ne Vizion Plus ajo gjithsesi thekson se janë shume faktorë qe do te vendosin per te ardhmen e këtij koalicioni. Zonja Kodheli nuk heziton te përgjigjet jo pa ironi e pyetur ne lidhje me deklaratat e homologut grek Kamenos qe gjithsesi, sipas saj, nuk duhen marre shume seriozisht. Ne interviste zonja Kodheli ka folur per rritjen e pagave te ushtarakeve, si diçka e merituar prej tyre, por dhe si nje premtim i mbajtur i kësaj qeverie.