http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa socialistet kane dhënë shenja te qarta se janë per vazhdimin e koalicionit edhe ne zgjedhjet e ardhshme, LSI ende nuk ka një përgjigje përfundimtare. Nga Dibra, kryetari i kësaj force politike Ilir Meta, tha se partia e tij, do të vendosë për atë që është më e mira për interesat e vendit. I pyetur për qeverinë teknike, Meta nuk ka pranuar të komentojë, por është larguar duke uruar festat. Nje dite me pare, ishte zëvendës kryeministri Niko Peleshi, qe la te hapur mundësinë e koalicionit me partine e Ilir Metes, duke thënë se e majta ka treguar qe kur është e bashkuar fiton çdo beteje elektorale. Deklaratat, kreu i LSI-se i beri nga Dibra, ku mori pjese ne festen e ndërrimit te viteve.