Tre persona kanë rënë në pranga pasi u kapn në flagrancë me 111 kg lëndë narkotike, Canabis Sativa.
Mësohet se janë arrestuar E. K., 37 vjeç, M. L., 33 vjeç, I. G., 57 vjeç, banues në Tiranë të cilët tregtonin lëndë narkotike.
Dyshohet se shtetasi I. G., në bashkëpunim me shtetasit E. K., M. L. dhe persona të tjerë, tregtonin lëndë narkotike të prerë në formë çokollate, në sasi të konsiderueshme.
Mesditën e sotme shtetasi I. G., që drejtonte automjetin "Citroen", bënte lëvizje të dyshimta në rrugën "Pavarësia", duke shoqëruar automjetin tjetër "Mercedez - Benz", i cili drejtohej nga E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., ku dyshohej se këta të fundit kishin në automjetin e tyre lëndën narkotike.
Në bagazhin e një prej mjeteve të të arrestuarve janë gjetur në bagazhin e këtij mjeti 4 thasë, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar si "cannabis sativa", të presuar në formë çokollate.
Policia njofton se materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.