Policia e qytetit të Mallakastrës dhe e Durrësit ka gjetur dhe sekuestruar sot 15.7 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa dhe në pranga ka vënë poseduesin e tyre. Siç raporton policia e këtij qyteti, droga është gjetur në banesën e Klemend Zeqajt 33-vjeç në fshatin Dukas të Mallakastrës.
Gjithashtu, në Durrës është vënë në pranga Hamdi Nderjaku 51 vjeç, banues në Shijak ku janë sekustruar 12 kg Cannabis Sattiva.