Ora News – Kapen dhjetëra kg drogë,në pranga dhe një kosovare

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 14

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi e konsiderueshme kanabisi është kapur në dy operacione të ndara në Kukës dhe Gjirokastër. Lënda narkotike 91 kg gjithsej, transportohej me makinë, dhe në të dy rastet dyshohet se do të tregtohej në shtetet fqinje. Policia ka arrestuar 5 persona, mes të cilëve një 22 vjeçare kosovare.
Rreth 91 kg kanabis janë sekuestruar në dy operacione antidrogë në Kukës dhe Gjirokastër, ndërsa 5 persona kanë përfunduar në prangat e policisë.
Në qytetin verilindor të Kukësit blutë zbuluan në një automjet tip Benz rreth 73 kg kanabis, i ndarë në disa pako.
Mjeti drejtohej nga 39 vjeçari nga Morina, Shaqir Duraku, i cili kishte si pasagjerë 22 vjeçaren nga Prizreni i Kosovës, Albulena Berisha, të cilët u arrestuan. Lënda narkotike ishte e fshehur në bagazhin e makinës, dhe dyshohet se kishte destinacion shtetin e Kosovës.
Ndërkohë në Gjirokastër, në një operacion të policisë kufitare, i finalizuar pas informacionit në rrugë operative, janë sekuestruar 18.4 kg kanabis për të cilin u arrestuan drejtuesi i mjetit tip Nisan që transportonte drogën dhe dy të rinjtë pasagjerë Kastriot Llupi dhe Vilson Rushi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cifti-kapen-me-73-kg-kanabis-ne-bagazhin-e-automjetit-arrestohen/

Share This Video


Download

  
Report form