Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit u shpreh në fjalën e tij në seancën e parë të kongresit të PS se e vetmja forcë politike ku mund të mbështeten shqiptarët pasi në drejtimin e tyre janë ndërmarrë reforma që kanë sjellë zhvillim.
"Reformat tona i dhanë shqiptarëve shpresën e humbur, dhe për këtë ata na dhanë votat në 2017 duke na siguruar në këtë frocë që i bëri kundërshtarët tanë që të kapitullojnë. Ne kemi bërë shumë reforma ndër të cilat kemi kthyer dashurinë për natyrën dhe mjedisin. Në shpëtuam kanionet e Osumit, Malin e shenjtë të Tomorrit, masakrën në Malin e Krujës. Njerëzit janë kthyer nga emigracioni sepse kanë kuptuar se Shqipëria mund të ofrojnë çdo gjë. Ne kemi kaq shumë njerëz që na duan sepse e dinë se e vetmja forcë politike që mund të sigurojë një jetë të denjë është Partia Socialiste", u shpreh Klosi.