Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në studion e Report Tv tha se atakimi i anëtarit të KLP, Bujar Sheshi si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, mund të jetë një ngatërresë. Ai tha se ka mjaft persona me gjeneralitete të njëjta, ndërsa shtoi se Sigurimi i Shtetit nuk rekrutonte bashkëpunëtorë nën moshën 18 vjeç.
Unë kam një shok drejtor të Regjistrit të Gjendjes Civile dhe thotë ka shumë njerëz me identitete të njëjta, por dallimi është shumë i vogël. Nuk është çudi që të jetë edhe ngatërresë. Nuk e kuptoj pse fut hundët politika pa mbaruar punë institucionet. Nuk besoj se ka pasur sigurimsa në moshën 17-vjeçe. Ka pasur një normë ligjore mbi 18 vjeç. Raste të tilla mund të ketë pasur në mbrojtje të rinisë, të pastërtisë së figurës së rinisë. Nuk është puna për të dënuar. Megjithatë regjimit i duheshin ca të rinj që thuhej kështu, thuhej ashtu, për të krijuar një opinion se çfarë bën rinia. Ky nëse ka qenë, ka pasur këto detyra. Unë nuk e njoh fare, por po diskutojmë në parim.
Fatos Klosi, ish-kreu i SHIK
Për Gerti Shellë, drejtor i INFOCIP akuza të tilla lëkundin besimin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Lëkundet besimi i institucioneve të reja të drejtësisë. Duhet të hetohet nëse kemi të bëjmë me deklarim të rremë. Ka pasur një shqetësim në fillesë lidhur me ndërmarrjen e procesit të Vettingut përpara se funksionarët që do merreshin me Vettingun, të bënin vlerësimin paraprak. Vettingu është një proces që ka ndodhur që në Greqinë e lashtë. Autoriteti i Dosjeve? Çdo vonesë është shkelje juridike, cenon një të drejtë dhe një proces. Vetë reforma në drejtësi nisi në vonesë. Nuk po vendoset në afat Reforma në Drejtësi. Efiçenca është në diskutim dhe mund të vihet në pikëpyetje edhe besueshmëria.
Gerti Shella, drejtor i INFOCIP