#oranews #jufletmoska
A është sigurims apo jo Bujar Sheshi? Debati rreth anëtarit të KLP-së ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News.
Myftaraj: Reforma në drejtësi u ballafaqua më në fund me "minat e fshehura" të së shkuarës së këtij vendi, me Sigurimin e Shtetit. Mënyra sesi do të zgjidhet kjo çështje është shumë domethënëse nëse do të sakrifikohet ajo që ka mbetur nga e shkuara apo do të sakrifikohet reforma.
Është fjala për çështjen e prokurorit Bujar Sheshi që këto ditë është në qendër të debatit sa i përket asaj pjesë të debatit publik që ka të bëjë me reformën në drejtësi për shkak se nga Autoriteti i Kontrollit të Dosjeve ndaj tij ka ardhur një dokument që thotë se ky prokuror ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin "Venusi" dhe për këtë arsye nuk dihet të jetë anëtar i KLP për të cilin ka aplikuar.
Këshilli i Lartë i prokurorisë është një organizëm që merret me emërimet e prokurorëve.
Tani çështja është, a ka qenë vërtetë apo jo zoti Sheshi bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit?
Në aktet që ka sjellë Autoriteti i Kontrollit të Dosjeve rezulton se në dokumentet e Sigurimit të Shtetit figuron emri Bujar Asim Shesha, i lindur në janar 1957 dhe i tërhequr në rekrutim në shkurt të vitit 1974.
Autoriteti i Kontrollit të Dosjeve thotë se ky person nuk është gjë tjetër veçse zoti Bujar Ramiz Sheshi, prokurori pra, i cili është rekrutuar kur ka qenë nxënës i vitit të tretë në shkollën e mesme "Petro Nini Luarasi" këtu në Tiranë. Mospërputhjet janë tek emri i babait, mbiemri dhe datëlindja.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-te-pseudonimi-sigurims-e-verteta-e-prokurorit-bujar-sh
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz