Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi: Bujar Sheshi ish-sigurims, KLP-ja të marrë vendim

Report TV 2019-01-28

Views 1

TIRANË - Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi pranë Kuvendit të Shqipërisë ka shqyrtuar sot çështjen ?Sheshi? dhe ka arritur në përfundimin se anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin. ?Në vlerësim të Komisionit të Pavarur, nisur nga Vendimi i Autoriteti për Informim, vlerësohet si në kushte të pazgjedhshmërisë në ushtrimin e funksionit dhe kandidatët për KLP, qenia anëtarë, bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit?.

Në përfundim, Komisioni i Pavarur i Monitorimit rekomandon, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të mblidhet menjëherë dhe të marrë një vendim për këtë çështje, të cilën edhe ky komision e quan me ndjeshmëri të lartë publike. Po ashtu, Komisioni i ka kërkuar Komisionit të Ligjeve të thërrasë në dëgjesë anëtarët e autoritetit të hapjes së dosjeve, për të dhënë shpjegime pse janë vonuar verifikimet e prokurorit Bujar Sheshi, si dhe të raportojë nëse ka raste tjera të ngjashme gjatë ngritjes së organeve të reja të drejtësisë, kur Autoriteti i Hapjes së Dosjeve ka vonuar përgjigjet tej afateve.

Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi pranë Kuvendit të Shqipërisë i kërkon njëkohësisht edhe Prokurorisë së Përgjithshme të tregojë se çfarë masash ka marrë pasi është vënë në dijeni nga Autoriteti i Dosjeve se Bujar Sheshi rezultonte bashkëpunëtor i sigurimit me pseudonimin ?Venus?. Kur një anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjendet në kushtet e pazgjidhshmërisë, siç mund të jetë ky rast, shkarkimi i tij bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Nëse Bujar Sheshi shkarkohet, atëherë zëvendësimi i tij duhet të bëhet nga radha e prokurorëve të apelit dhe Arta Marku duhet të hapë sërish aplikimet dhe të thirret Konferenca Kombëtare e Prokurorëve për të votuar anëtarin e ri.

Share This Video


Download

  
Report form