Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama për herë të parë dhe të fundit, fjalimin e Komunikimit Javor e zhvillon të prani të ministrave dhe zv/ministrave. Duke premtuar reforma në një sërë sektorësh, Rama tregoi kush janë kundërshtarët më të egër të rrezikshëm të qeverisë së tij, duke përjashtuar këtu opozitën.
Rama: Na ishte një herë një skuadër që për nga cilësia e individëve u quajtur skuadra e Galaktikave, por Galaktikos nuk fituan asnjë trofe, sepse nuk u bënë kurrë skuadër, frymë në fushën e lojës. Dhe kundërshtarët tanë në fushën tonë që vetëm lojë nuk është, nuk janë aspak të dobët, përkundrazi janë të egër dhe të rrezikshëm; papunësia, korrupsioni dhe cinizmi.
Kemi edhe një opozitë të dobët që ulëret dhe shan si ai frikacaku që bërtet për të kaluar pyllin natën, por ky është një rrezik më vete për skuadrën tonë, dhe jo lehtësi. Ne kemi vetëm dy aleat të mëdhenj në këtë betejë aspak të lehtë, popullin të cilin duhet ta fitojmë përditë me vepra dhe rezultate konkrete dhe dëshirën tonë për ta bërë Shqipërinë që duam me shtet, punë, mirëqenie, një dëshirë që duhet ta ushqejmë përditë duke qenë pranë njerëzve të zakonshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-kundershtaret-tane-jane-te-rrezikshem-dhe-te-eger/