Komunikimi javor - Rama: Pakt me PD për fundin e krizave, dialog për integrimin pas zgjedhjeve

Ora News Lajme 2017-07-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama në komunikimin javor të tij sqaroi disa nga dilemat mediatike që pas marrëveshjes së arritur midis tij dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.
Duke theksuar se marrëveshje nuk është një koalicion kundër partive të vogla, Rama deklaroi se me kryetarin e opozitës pas 25 qershorit takimet do të jenë të vazhdueshme për hapat integruese të vendit.
Sipas tij, kjo marrëveshje i jep fund krizave politike 27 vjeçare dhe se ministrat teknikë të opozitës do të jenë kujdestar për zgjedhjet. Sipas tij, marrëveshja e bën Shqipërinë shtet serioz në botë.
Rama bëri me dije gjithashtu se kishte rënë dakord me Bashën për të mos prekur Kodin Zgjedhor me ca arna, por të bëhej një reformë e thellë pas zgjedhjeve.\

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-zbulon-se-cfare-do-te-ndodhe-me-marreveshje-ps-pd-pas-25-qershorit/

Share This Video


Download

  
Report form