Ora News – Basha i përgjigjet BE-së: Pengesë për integrimin, qeveria e lidhur me bandat

Ora News Lajme 2019-02-19

Views 0

#oranews #lulzimbasha #BE
reu i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh i vendosur se nuk ka kthim prapa në vendimin për djegien e mandateve. Në një dalje për mediat, Basha tha se opozita do të jetë në krah të shqiptarëve. Ai ju përgjigj dhe ndërkombëtarëve kritik, duke theksuar se pengesa kryesore për Shqipërinë në BE, është qeveria e lidhur me bandat.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu përgjigj ndërkombëtarëve që kritikuan vendimin për lënien e mandateve.

Basha tha se duhet kuptuar një herë e mirë se nuk është opozita ajo që po pengon integrimin e vendit, por sipas tij qeveria e lidhur me krimin.

Lulzim Basha: Pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë është qeveria e kapur duke vjedhur zgjedhjet, siç demonstron dosja 339 dhe dosje të tjera të publikuara tashmë nga media ndërkombëtare, siç është Zëri i Amerikës.

Pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE është korrupsioni me afera të tmerrshme korruptive, si dosja DH Albania, dhjetëra konçesione, është kapja e shtetit nga oligarkët që arrijnë të detyrojnë parlamentin e pupacëve të krimit dhe të oligarkëve, të votojnë një ligj antikushtetues se ai për rimbursimin me efekt prapaveprues të qindra milion eurove taksa që nuk do t?i paguajnë më oligarkët, por do t?i paguajnë qytetarët nga xhepat e tyre.

Integrimin europian e pengon kapja e gjithë pushteteve të cilat janë në dorën e vetëm një autokrati të korruptuar dhe të lidhur me krimin.Këto e pengojnë integrimin europian dhe kushdo tjetër që pretendon të kundërtën ose nuk e njeh gjendjen ose bën sikur nuk e njeh gjendjen.

Nëqoftëse dikush pretendon se në Europë shkohet me një qeveri të lidhur me krimin dhe problemi është opozita që kundërshton këtë, ky është një pretendim i gënjeshtërt dhe shqiptarët kanë kohë që nuk i hanë më këto gënjeshtra. Shqiptarët janë zgjuar nga gënjeshtrat.

Pas vendimit për lënien e mandateve, duket se Lulzim Basha, tashmë nuk kërkon vetëm qeveri tranzitore, por dhe burgosjen e zyrtarëve të PS-së që sipas tij janë kapur duke vjedhur vota.

Lulzim Basha: Dua të sqaroj diçka shumë qartë dhe prerë. Çfarë do të thotë qeveri tranzitore? E para, dorërheqja e Edi Ramës, largimi i Edi Ramës dhe hetimi i tij. Dhe qeveria tranzitore detyrë të parë dhe tranzitore do të ketë të arrestojë politikanët e kapur në vjedhje votash Vangjush Dakon. Është qeveria që ndalon arrestimet e tyre apo jo, se nuk jemi në një shtet demokratik. Qeveria duhet të mundësojë që të mos ketë asnjë ndërhyrje politike si ajo që bëri Edi Rama për të mbrojtur Vangjush Dakon.

Një nga arsyet e shkarkimit të Fatmir Xhafës - nuk ishin arsyet për të cilat duhet të ikte, për vëllain trafikant - por sepse për luftën e klaneve rrezikoi arrestimin e Vangjush Dakos. Vangjush Dako duhet të ishte në burg, është kapur duke vjedhur vota. Çfarë thoni ju tani, do t?ju shisni dëngla shqiptarëve?! Askush nuk mund t?iu shesë dëngla shqiptarëve. I kanë hapur sytë shqiptarët. Vangjush Dako duhet të shkojë në burg. Çdo politikan që është kapur duke vjedhur v...

Share This Video


Download

  
Report form