http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per liderin e opozitës Lulzim Basha rruga e Shqipërisë drejt integrimit, do te zhbllokohet me largimin e kryeministrit Edi Rama. Nga çadra e protestës, kryetari i PD Basha ka akuzuar rivalin politik se është shndërruar ne pengesën kryesore te hapjes se negociatave. Basha nuk ka përmendur vetingun si kusht per hapjen e negociatave, por ka numëruar dështimin sipas tij ne lufte kundër krimit, drogës e korrupsionit, te cilat jane pengese per hapjen e negociatave. Protestës se opozitës iu bashkua edhe nënkryetari i te rinjve konservatore evropiane, i cili mbështeti kauzën per zgjedhje te lira e te ndershme.