Ora News - Krimi në pushtet, Basha: Qeveria, Parlamenti e drejtësia të kapura nga bandat

Ora News Lajme 2018-10-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryetari i PD-së foli për më shumë se një orë për situatën në të cilin ndodhet vend për shkak të krimit. Lideri i opozitës u shpreh se në audiopërgjimin e Babales është zëri i Agron Xhafaj, por sipas tij kompanisë në Angli nuk është dërguar materiali origjinal. Basha nuk nguroi ta quante Prokurorinë e Krimeve të Rënda një celulë kriminale.

Qeveria, Parlamenti dhe sitemi gjyqësor sipas PD-së janë vënë në funksion të bandave kriminale, i cili është më i fortë se kurrë.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët vuri theksin në situatën emergjente ku gjendet vendi për shkak të krimit.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në përgjigje të Kryeministrit përsëriti me bindje së në audiopërgjimin ku akuzohet vëllai i Ministrit të Brendshëm, është zëri i Agron Xhafaj.

Basha: Regjistrimi është i vërtetë, zëri është i Agron Xhafaj. Prokuroria ka çuar në Angli një kopje të videos të marrë nga mediat dhe jo materialin bruto.

Lideri i opozitës nuk nguroi ta quante Prokurorinë e Krimeve të Rënda celulë kriminale.

Basha: Prokuroria e Krimeve të Rënda është shpartalluar, shkatërron të gjitha hetimet kundër kriminelëve. Modeli i policisë së Saimir Tahirit tani është kthyer në modelin e Prokurorisë për Arta Markun.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/krimi-ne-pushtet-basha-qeveria-parlamenti-e-drejtesia-te-kapura-nga-bandat

Share This Video


Download

  
Report form