http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kapja e avionit qe transportonte lende narkotike nga Vlora drejt Italisë per Partine Demokratike është vetëm nje rast qe tregon lidhjet qe ky pushtet ka me boten e krimit. Lideri i opozitës Lulzim Basha para medias ka risjelle me vëmendje akuzat e opozitës per avionët e drogës qe pushtuan qiellin shqiptar me ardhjen ne pushtet te koalicionit te majte, akuza qe u faktuan ne rastin e avionit qe transportonte droge e qe ra ne Divjake. Sipas Bashes rasti i avionit te kapur ne Itali vetem sa tregoi mbështetjen qe qeveria i jep trafikut te lendeve narkotike.?Në krye të bandës së trafikut qëndronte vetë shefi i burimeve njerëzore të Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, i shkarkuar në vitin 2007 nga Policia e Shtetit pikërisht prej dyshimeve për përfshirje me bandat kriminale, por i punësuar me rilindjen në tetor të vitit 2013. Prapa Vladimir Zanajt, qëndrojnë të tjerë zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit e pushtetarëve. Ky është një tjetër fakt dhe dëshmi tronditësë e ortakërisë së qeverisë Rama-Meta me krimin?.Sipas Bashes përballe kësaj problematike qeveria i ka hapur lufte qytetareve e biznesit.?Është në luftë me pjesën më të madhe të shoqërisë të cilës ia ka bërë jetën të pamundur nga kriza ekonomike, varfëria, taksat dhe çmimet e rritura, papunësia, korrupsioni dhe ortakëria me krimin. Kjo qeveri, Edi Rama dhe Ilir Meta, janë ndërkohë në paqe me bandat. Janë në paqe dhe në bashkëpunim me kontrabandistët. Janë në paqe dhe në bashkëpunim me të inkriminuarit që i kanë sjellë në pushtet e në poste kyçe?.Sipas lideri te opozitës situata është kritike dhe PD e ka një plan për shpëtimin e vendit dhe bashkë me qytetarët shqiptarë do t?ia dalim.