http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezanton strategjinë e opozitës dhe ndryshimet në ligjin antimafia.Lideri i opozitës Basha ka akuzuar kundërshtarin e tij politik se refuzon vettingun, pasi i trembet lidhjeve me krimin.Sipas kreut të PD-së, opozita është e vendosur për ti shkuar deri në fund procesit të skanimit të njerëzve të politikës.?Krizë e trefishtë politikë ekonomike e morali ka kapluar vendin. Opozita është e angazhuar të hedhë në diskutim me qytetarët për të dalë nga e keqja. Rrënjët e së keqes janë dy: Aleanca mes krimit e qeverisë ka shkatërruar demokracinë, ka kapur shtetin ligjor. Opozita ka propozuar platformën e vettingut politik si një nga përgjigjet për largimin e politikanëve me lidhje me krimin e organizuar. Rama e qeveria kanë refuzuar me lloj-lloj pretekstesh. Është kundër qëllimit, vettingut në politikë. Është po ai që me Cyrben e Xhafën votuan për prokurorët e gjyqtarët?, u shpreh kryedemokrati ndërsa shtoi se logjika e Ramës është se politikanët janë special janë mbi ligjin. Kjo është e papranueshme, jemi të vendosur të ndjekim çdo rrugë ligjore, për të ndërprerë lidhjet e politikës me krimin.?