Rruga e Vilave është tepër e njohur për qytetin e Pogradecit. Ky segment që lidh qytetin e Pogradecit me pikën turistike të Tushemishtit si pasojë e baltës dhe gropave ka sjellë edhe reagime të ashpra të banorëve. Ata thonë se kjo gjendje e rrugës ekziston prej vitesh duke theksuar se nuk është vënë dorë në këtë pjesë të qytetit. Gjendja e kësaj rruge është vëahtirësia me e madhe e turistëve që vizitojnë këtë fshat si edhe e banorëve që shëtisin cdo ditë në këtë rrugë.
Nuk ?7shtë vene dorë në fakt. Në Tushemisht kjo rrugë ka nevojë për ndërhurje. Kjo rrugë ka qene që në kohën e Enver Hoxhës, që nuk është vënë në dorë. As rruga, as trotuar asgjë.
Qytetari
Kjo rrugë paraqet rrezikshmëri të lartë për kalimtarët pasi sic shprehen dhe vetë ata, është bërë burim aksidentesh ku kanë humbur jetën edhe kalimtarë për shkak të mungesës të ndricimit dhe të bordurave mbrojtëse.
S'ka trotuar dhe asgjë. As bashkia nuk ka vënë dorë në këtë rrugë.
qytetari
Nga ana tjetër, gjendja e amortizuar e rrugës pranohet edhe nga Bashkia e Pogradecit e cila ka treguar se pritet që të fillojë një projekt për rehabilitimin e plotë të saj.
Ne jemi duke punuar që me berjen e një projekti të këtillë ne të kemi mundësinë mund të gjejme burimet për financimin për të realizuar një investim të ri , që I ka munguar Pogradecit në gjithë këto vite.
Eduart Kapri Kryebashkiak i Pogradecit
Prej vitesh kjo rrugë ndodhet në gjendje të amortizuar, me gropa, pa trotuare dhe bordura mbrojtëse çka është bërë dhe burim aksidentesh. Ndërkohë që numri i vizitorëve rritet dita ditës zgjidhja për të akoma nuk është gjetur.