Lezhë, rruga e fshatit Piraj në gjendje të shkatërruar, banorët kërkojnë ndërhyrje

Report TV 2018-07-13

Views 0

Në fshatin Piraj të Lezhës rruga ishte bërë thuajse e pakalueshme. Pluhuri i veres, balta dhe gropat me uje dimrit kanë shoqeruar vazhdimisht levizjen e 1 mijë banoreve të këtij fshati. Pavarsisht se mban emrin e heroit të dy kontinenteve, marinsit shqiptaro-amerikan Gentjan Marku, kjo nuk e ka ndihmuar për të marrë tjeter trajtim. Në Zadrimë është e vetmja rrugë fshati ende e paasfaltuar dhe vështirsisht e kalueshme. Banoret thonë se prej vitesh kërkojnë këtë rrugë si një mundësi për të lëvizur lirisht. 

Bashkia e Lezhës thotë se ka nisur ndërhyrjen provizore për ta bërë të kalueshme për banorët dhe se shumë shpejt do të bëhet edhe asfaltimi i saj. Nenkryetarja e bashkisë Alfrida Marku, ka deklaruar se nderhyrja është një nevojë për të lehtesuar levizjen e banoreve dhe për ti afruar me tregjet, pasi bujqesia është një sektor shumë ndihmes për ta.

Administratori i Blinishtit, Artan Dajani, ka bërë të ditur se do të ketë vemendje të vazhdueshme, ndaj këtij aksi rrugor që lidhet edhe me qendren e fizioterapise, që rrit edhe fluksin e lëvizjeve drejt këtij fshati.

Share This Video


Download

  
Report form