Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aksi u rikonstruktua 4 vjet më parë, asfalti është dëmtuar
Rruga që lidh zonën e Adriatikut me qytetin e Mamurrasit po shkatërrohet ditë pas dite edhe pse rikonstruksioni i saj përfundoi vetëm 4 vjet më parë. Banorët kërkojnë ndërhyrje të mënjëhershme ndërsa kërcënojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje në rast se aty nuk vihet dorë.
Edhe pse rikonstruksioni i plotë i aksit rrugor nga Mamurrasi ne fshatin bregdetar te Adriatikut ka mbaruar 4 vite me pare, shtresa e asfaltit po dëmtohet ditë pas dite.
Janë plot 10 km rrugë e cila kërkon ndërhyrje të menjëhershme pasi ka vështirësuar mjaft lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Këta të fundit si zgjidhje të vetme për të detyruar pushetin të reagojë shohin bojkotimin e zgjedhjeve.
Banor: ?Rruga është katastrofë.?
Kjo situatë është kthyer në një shqetësim për drejtuesit e automjeteve si dhe banorët, pasiështë i vetmi aks rrugor qe i lidh me fshatrat apo edhe për Laç, Lezhë si dhe Tiranë.
Banor: ?Ka nevojë për restaurim sepse këtu shumë familje. Nuk mund të ecim në këmbë jo më me makina."
Në Bashkinë e Laçit thonë se se shumë shpejt do të merren masa për këtë rrugë, por nuk përcaktohen afate.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-e-shkaterruar-e-adriatikut-banoret-nuk-votojme-po-nuk-u-rregullua