Pas ankesës së banorëve në Rranzë të Bushatit se 3 stalla derrash e kanë bërë të pamundur jetën aty, pronari i stallave jep versionin e tij përmes Report Tv.
Eduart Rrotani, është pronari i stallave te derrave që la Italinë për të investuar në vendin e tij të lindjes. Sipas Rrotanit pretendimi i banorëve nuk qëndron pasi prej 6 vitesh është pezulluar aktiviteti, ndersa demi i shkaktuar kap shifren e mln eurove.
?Këtu ka 6 vjet që nuk punohet pasi me datë 23. 1. 2012, janë ngrejtë 130 vetë për pezullimin e aktivitetit në bazë të vendimit të gjykatës së Apelit Shkodër. Që nga ai moment unë personalisht, për arsye se më pëlqen të zbatoj ligjin, e kam pezulluar aktivitetin. Ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme, për arsye se investimi kur është mbyll ka arrit vlerën 1 mln dollarë. Që nga viti 2012 e sot jemi pa punë?, shprehet Eduart Rrotani.