Report TV - Lezhë, prej 6 vitesh fshati Barbullonjë pa mjek,banorët apelojnë për ndihmë

Report TV 2017-02-21

Views 6

Për më shumë se 1 vit afro 700 banorë të fshatit Babullojë të Lezhës, nuk mund të marrin shërbim mjekësor pasi ambulanca është shkatërruar dhe në atë godinë nuk ndodhet asnjë mjek. Banorët e këtij fshati detyrohen që të marrin kujdes shëndetësor në spitalin e qyteti.

Të shqetësuar për këtë situatë, banorët i bëjnë thirrje autoriteteve përkatëse që të marrin masa dhe të mundësojnë një ambulancë në fshatin Babullojë pasi është shumë jetike për ata.

Sipas banorëve shpesh herë gjilpërat i bëjnë tek shtëpia e një infermiere që ndodhet në fshat. Ajo thotë se për shkak të profesionit nuk mund t?ia mohojë askujt këtë shërbim duke shtuar se shkon edhe në shtëpitë e pacientëve nëse ata e kanë të pamundur që të vinë në shtëpinë e sajë.

Por ky shqetësim është i njohur për drejtorin e Shëndeti Publik Lezhë, të cilët kanë deklaruar se pritet riorganizimi për të parë mundësinë qe edhe në këtë lagje të ketë mjek dhe infermier.

Në lagjen Barbullojë e vjetër janë të regjistruara 150 familje.

Share This Video


Download

  
Report form