Ora News – Bulqizë, braktiset fshati Krajkë, banorët: Asnjë investim prej 25 vitesh

Ora News Lajme 2016-11-24

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e fshatit Krajkë, në Zerqan të Bulqizës ngrenë shqetësimin e braktisjes së zonës malore si pasojë e mungesës së investimeve. Banorët thonë se në 25 vjet, përveç premtimeve në fushata elektorale, asnjë gjë konkrete nuk është realizuar.
Fshati Krajk në njësinë administrative Zerqan të Bulqizës, ndonëse ndodhet vetëm 500 metra larg rruges nacionale, është i harruar prej 25 vitesh.
Banorët thonë se për shkak të mungesës së infrastrukturës, ujit të pijshëm, dhe atij për vaditje,numri i familjeve është ulur ndjeshëm nga 100 para 5 vitesh në rreth 30 sot. Për shkak të vështirësive të jetesës fshati Krajk ka nisur të braktiset.
Banor: ?Rrugë jo, ujë vaditës jo, ujë të pijshëm vetëm me një depozitë e as nuk i shkon nga mbrapa askush, është në shkatërrim dhe ajo sepse ka shumë vite?.
Banor: ?Jetoj këtu vetëm me gruan time.Fëmijët i kam në Itali.Fshati duhet të jetë më mirë nga ana ekonomike por është në një gjendje jo të mirë, si i varfër. Kur vijnë fëmijët vuajnë shumë duke rregulluar xhaden se nuk kalon dot asnjë makinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/braktiset-fshati-krajke-banoret-asnje-investim-prej-25-vitesh/

Share This Video


Download

  
Report form