Rritja e tarifave dentare është diskutuar mëngjesin e sotëm në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv. E ftuar në studio gazetarja e ekonomisë Ledina Loga shprehet se tarifat duhet të jenë të përballueshme për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin duke marrë në konsideratë të gjitha shtresat e popullsisë.
Ne kur flasim nuk është vetëm kontrolli i bllokut. Po një person që do shkojë të marrë shërbime në Bulqizë për shembull, atje nuk mund të paguajë 40 mijë lekë për një mbushje të gradës së dytë. E zëmë se ka 220 mijë lekë të ardhura aq sa është paga minimale, bie që pak a shumë për 2 mbushje të shkojë 1/3 e pagës minimale. Unë mendoj që nuk është normale, nuk duhet të ishin vendosur çmimet dysheme. Duhen marrë në konsideratë të gjitha shtresat e popullsisë dhe të gjitha qarqet e vendit që nuk kanë këtë nivel jetese.
Ledina Loga, gazetare ekonomie