TIRANË - Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet lidhur me vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave për rreth 13 shërbime dentare. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë, Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se ligji ndalon të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg. "Vendimi i Urdhrit të Stomatologut, mund të ketë elementë të kufizimit të konkurrencës në kuptim të nenit 4 të Ligjit 9121/2003", thuhet në vendimin e marrë sot.
Gjithashtu, masa janë paralajmëruar edhe për klinikat dentare të cilat rrezikojnë të gjobiten nëse rezulton se fiksimi i çmimeve dysheme bie ndesh me ligjin dhe dëmton konkurrencën në treg.