Rritja e kostove dentare, PD: Vendimi i paligjshëm - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas lajmit të dalë në media ku u raportua se Urdhëri I Stomatologëve kishte njoftuar rritjen e çmimeve të shërbimeve, ka reaguar PD.Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Bardh Spahia teksa e cilësoi vendimin si të paligjshëm akuzoi qeverinë se me heshtjen e saj ëshë bërë palë me korrupsionin pasi sipas tij ekzekutivi kishte dijeni qysh në dhejtor për rritjen e çmimeve.Spahia akuzoi gjitahshtu edhe kreun e Urdhrit të Stomatologëve pasi ka vendosur dyfishimin e çmimeve për shërbimet që qytetarët I kryejnë më së shumti.?Makineria e propagandës së qeverisë së Edi Ramës flet çdo ditë për ulje taksash, për çmime më të lira dhe jetë më të mirë. Por e vërteta është ndryshe. Me heshtjen e saj, qeveria është bërë pjesë e një vendimi të paligjshëm dhe korruptiv, të marrë nga Urdhri i Stomatologut për thuajse dyfishimin e çmimit të shërbimit për qytetarët. Me një vendim të paprecedentë, të paligjshëm, abuziv, presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda. kandidati për deputet i Edi Ramës në Pukë,  urdhëron dentistët të rrisin gati dyfish çmimet për 13 shërbime. Janë shërbimet që kryejnë më së shumti qytetarët, përfshirë edhe mbushjen e dhëmbëve, vënien e protezave dhe deri tek ndërhyrjet kirurgjikale.  Kandidati për deputet i Edi Ramës që drejton urdhrin e stomatologëve është në shkelje të plotë të ligjit për Urdhrin e Stomatologut, i cili nuk i jep asnjë të drejtë Urdhrit të vendosë çmime për shërbimin që dentistët u japin qytetarëve.?Spahia tha më tej se Urdhëri i Stomatologut ka si mision ligjor ruajtjen e standardeve dhe mbrojtjen e pacientëve nga kequshtrimi i profesionit të stomatologut.Ai akuzoi Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Shëndetësisë se kishin dijeni për rritjen e çmimeve ndërsa kërkoi që të merren masa ndaj Nikollë Dedës, drejtuesit të Urdhërit të Stomatologut.?Kjo është shkelje jo vetëm e parimeve të Urdhrit, por edhe e ligjit. Për këtë kandidati i PS, Nikollë Deda duhet të mbajë përgjegjësi, pasi ka nxitur në mënyrë të paligjshme vendosjen në treg të cmimit monopol, duke cënuar rëndë konkurencën. Qeveria është përgjegjëse, sepse ka heshtur pas këtij urdhri të paligjshëm, korruptiv dhe abuziv. Ministria e Financave është informuar zyrtarisht që lista e çmimeve të reja të paligjshme të zbatohet në kasat fiskale, por nuk ka bërë asgjë për ta kundërshtuar.  Po kështu Ministrja e Shëndetesisë, e cila është e zënë me propagadën e shëmtuar për të paraqitur spitalet e Shqipërisë si spitalet e zvicrës, ka mbyllur një sy për urdhrin e paligjshëm që bie në kurrizin e çdo shqiptari.?

Share This Video


Download

  
Report form