Ora News – Atentat me armë zjarri në Vlorë, mes dy të plagosurve bashkëpunëtori i Llanajve

Ora News Lajme 2019-01-14

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Një atentat me armë zjarri u regjistrua pasditen e sotmë në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Gjergj Araniti", ku dy persona me motor i kanë prerë rrugën një makine tip 'Audi' me targa AA 653 VC ku udhëtonin dy shtetas, duke hapur zjarr.

Nga atentati ka mbetur i plagosur në kraharor dhe bark 41-vjeçari Mikel Mehmeti, që dyshohet se ka qenë dhe shënjestër e atentatit.

Ai po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

"Sot rreth orës 17:40, në lagjen "Pavarësia" dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti e për pasojë ka mbetur i plagosur nje 41-vjeçar. Ai po merr ndihme mjekesore në spital" thotë policia.

Nga të shtënat dyshohet se ka mbetur i plagosur edhe personi i dytë që udhëtonte në mjet, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tij pasi nuk është paraqitur në spital.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-ne-rrugen-gjergj-araniti-ne-vlore

Share This Video


Download

  
Report form