VLORE-Përplasje me armë zjarri në lagjen ?Çole? në qytetin bregdetar. Burime nga policia pohojnë për Report Tv se të shtënat kanë qenë mes dy grupeve kriminale, por nuk raportohet për të plagosur.
Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi përplasja me armë zjarri. Personat kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri tjetrit kanë qenë në makinë, ndërsa njëra prej tyre ka qenë Citoren.
Ende nuk dihen motivet, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat, ndërsa janë identifikuar autorët. Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët.