TIRANË- Një vrasje e trefishtë me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Unazës së Re në rrugën Kristaq Mone. Gjatë një konflikti, dhëndri ka vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten. Në momentin e mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, ka gjetur autorin me armën e krimit në dorë. Ende nuk dihen detaje lidhur me krimin e ndodhur apo mbi identitetin e viktimave dhe autorit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur situatën.