TIRANË- Një vrasje e trefishtë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Unazës së Re në rrugën Kristaq Mone. Gjatë një konflikti, dhëndri ka vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Bujar Mata, 52-vjeçaren Valentina Mata dhe për Majlind Lilën, 52 vjeç i kthyer prej dy ditësh nga Suedia.
Pasi ka vrarë me armë zjarri dy ish-vjehrrit e tij nga Korça, 52-vjeçari me origjinë nga Burreli la armën brenda në banesë dhe u hodh mbi disa kangjella nga ballkoni i katit të dytë.
Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se Majlind Lila ka bashkëjetuar me vajzën e çiftit Mata, Nevilën me të cilën kishte një vajzë të vogël. Mësohet se Majlindi ka patur konflikte me Nevilën, e cila nuk kishte pranuar që të kthehej në Shqipëri me të dhe për këtë arsye ai i ka vrarë prindërit.