Report TV - Tiranë, nuk i pranoi lidhjen, djali vret 21-vjeçaren, qëllon dhe veten në kokë

Report TV 2018-05-10

Views 6

TIRANE- Një kërkesë dashurie e mohuar është kthyer në një tragjedi sot në Tiranë. Një vajzë u vra nga dora e një djali pasi ky i fundit nuk pranoi refuzimin e vajzës, duke tentuar më pas të vrasë dhe veten, duke vënë armën në kokë.

Protagonistë të ngjarjes që bëri bujë sot në media janë 2 studentë. Shqiptarja.com mëson se viktima është Ariela Murati 21 vjeç, studente drejtësie, kurse autor Aldison Belulaj, 23-vjeç. Ngjarja u shënua mesditën e sotme rreth orës 14:50 përballë QSUT, tek Fakulteti i Mjekësisë. Dy të rinjtë janë nga fshati Zharrëz e Ferit dhe të dy kanë mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin "Sotir Çapo".

Krimi i rendë ka tronditur me dhjetëra qytetarë, të cilët i kanë parë të shtrirë dy të rinj tek dera e fakultetit të mjekësisë, ndërsa një ambulancë ka mbërritur me shpejtësi, duke çuar të rinjtë në spital, ku Ariela Murati, 21 vjeç ka humbur jetën, ndërsa Aldisen Belulaj ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS