"Mëngjesin e sotëm, Bujar e Valentina Mata janë gjetur të vrarë në banesë, pasi ish-dhëndri i tyre qëlloi me armë duke i lënë të vdekur në vend".
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Astirit në kryeqytet, ndërsa autori i krimit, Majlind Lila qëlloi fillimisht ish-vjehrrin e tij Bujar Matën, 63-vjeç dhe më pas bashkëshorten e tij, 52-vjeç. Pas krimit, Majlind Lila ka prerë damarët e të dyja duarve dhe fytin. Në këtë gjendje është hedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës.
52-vjeçari gjeti vdekjen në spital, pak orë më pas pasi nuk i mbijetoi dot plagëve. Lila jetonte prej kohësh në Suedi me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij, ndërsa prej 2 ditësh kishte ardhur në Tiranë. Mësohet se ai ka qëndruar në një hotel të kryeqytetit dhe në orët e para të mëngjesit të së hënës ka shkuar në banesën e çiftit Mata me origjinë nga Pogradeci, ku ka kryer edhe vrasjen.
"Mësohet se shkak i konflikti ka qenë ndarja e Majlind Lilës me vajzën e çiftit Mata, që solli edhe vrasjen e tre personave".
Kanë qenë fillimisht fqinjët që kanë dëgjuar krisma dhe më pas kanë njoftuar policinë.
"Ishte ora 6 e 10 kur dëgjuam të shtënat, jemi të tronditur. Ishin njerëz shumë të mirë. Autorin nuk e njihnim, nuk kemi dijeni për ndonjë konflikt", tregon një prej fqinjëve.
Ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka marrë dëshmitë e familjarëve dhe ka sekuestruar kamerat e hotelit ku qëndroi autori i këtij krimi të rëndë. Ky është rasti i dytë i krimit në familje për 2019. Në 2 Janar, në qytetin e Ballshit, Gazmend Musta vrau me thikë në banesë bashkëshorten dhe kunatën e tij.
Tv Klan