Studentët, Përplasje tek Ekonomiku - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Studentët janë përplasur sërish me rojet e policisë private edhe mëngjesin e kësaj të enjteje.Në Fakultetin e Ekonomikut, studentët teksa kanë kërkuar që të vijohet me bojkotin e procesit mësimor nuk janë lejuar nga ana e policisë private që të bllokojnë hyrjen e Fakultetit.Studentët vijojnë të jenë të ngujuar prej mëngjesit të së enjtes (10 janar 2019) në Fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut në Tiranë.Veprim ky që ka shkaktuar pakënaqësi dhe konfrontime fizike mes studentëve dhe policisë private.Por nga ana tjetër studentët hodhën akuza edhe në drejtim të Policisë së Shtetit, e cila sipas tyre ka ushtruar po ashtu dhunë në mënyrë që të ndërpritet protesta.Studentët kanë qenë të ngujuar brenda ambienteve të Fakultetit deri në orët e para të mëngjesit.Rreth orës 7 të mëngjesit, studentët kanë bllokuar hyrjen kryesore duke krijuar një gardh me njëri-tjetrin, për të mos lejuar hyrjen në mësim.Në mesnatë policia private ka ndërhyrë tek Juridiku duke nxjerrë jashtë karriget dhe bankat që studentët i kishin vendosur si barrikadë për të bllokuar hyrjen.

Share This Video


Download

  
Report form