Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka nisur sot një letër në Rumani, tek homologët e tij rumunë. Ai në kuadrin e lobimit për nisjen e negociatave për anëtarësisë midis Shqipërisë dhe BE, në qershor, i ka nisur një letër homologëve në Rumani për shkak se ky vend ka kryesimin e BE për 6-mujorin e parë të 2019.
Kolegët e zotit Ruçit atje janë Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Nicolae-Liviu Dragnea dhe Presidenti i Senatit të Rumanisë, Calin Popescu-Tariceanu.
Është gjë e mirë që bëhen gjëra të tilla, por letra e Gramoz Ruçit është historike në një kuptim tjetër. Tregon sesa pas ka mbetur Shqipëria në disa procese historike.
Shqipëria dhe Rumania kanë qenë dy vende komuniste, u shkëputën, bënë ato proceset e ndryshimit në mënyrë jo të ngjashme, por afërsisht në të njëjtën kohë. Rumania në dhjetor 1989 duke e vrarë diktatorin Çausheksu dhe duke nxjerrë jashtë ligjit Partinë Komuniste. Shqipëria në dhjetor 1990, kur Çausheksu shqiptar mësoi nga fati i kolegut rumun, bëri një komedi me një lëvizje studentore, që i kërkonte atij si dhuratë pluralizmin politik, demokracinë dhe nisjen e rrugës së integrimit për në Europë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-pse-letra-e-gramoz-rucit-ne-rumani-eshte-historike