Ndërtoi 4 dhoma pa leje/ Basha refuzon që inspektorët e IMT të bëjnë verifikimet

Report TV 2018-12-27

Views 2

Pas denoncimit nga Bashkia dhe publikimit nga media të pamjeve nga shtesa e 4 dhomave pa leje që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka bërë në apartamentin e tij në katin e 12 që gjendet në rrugën ?Dervish Hima?, Lulzim Basha nuk lejon zyrtarët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për të verifikuar nga afër situatën në apartamentin e tij.

Inspektorë të IMT-së janë paraqitur gjatë ditës së sotme në apartamentin në pronësi të kreut të opozitës, Lulzim Basha për të bërë verifikimet e nevojshme nëse gjendja aktuale e tij është në përputhje me dokumentacionin dhe planimetrinë mbi të cilin është dhënë leja e ndërtimit të pallatit. Por ndonëse kreu i PD-së hodhi poshtë si të pavërtetë lajmin e shtesës në apartamentin e tij, ai nuk i ka lejuar punonjësit e IMT-së që të bëjnë detyrën e tyre që i ngarkon ligji për të bërë verifikimin përkatës.

Ndaj të gjendur në këto kushte IMT i ka dorëzuar bodyguardit te kryetarit të Partisë Demokratike qe ruajne apartamentin 24 ore një shkresë zyrtare ku i lënë 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë.

Share This Video


Download

  
Report form