Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit do të nisë aksionin e verifikimeve të lejeve të ndërtimit dhe të sipërfaqes së pronësisë së hipotekuar për bizneset në zonën e Liqenit Artificial. Ky aksion i IMT-së do të mbështet nga Policia Bashkiake me qëllim lirimin e hapësirave publike, por edhe zbatimin e masterplanit të zonës së liqenit që parashikon të paktën 10 ndërhyrje dhe në rastet kur prona është e hipotekuar do kryhet edhe shpronësimi.
Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake do të nisin që nga dita e martë aksionin kundër ndërtimeve informale pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë.
Burimet zyrare të Bashkisë thonë se aksioni do të përqëndrohet në tre drejtime:
1. Në verifikimin e lejes për çdo ndërtesë, godinë e biznes në këtë zonë.
2. Kalimi i sipërfaqjes së pronësise së hipotekuar.
3. Zënia e hapësirave publike.
Sipas Inspektoriatit, ndërhyrja bëhet me qëllim lirimin e hapësirave publike, por edhe për zbatimin e masterplanit në zonën e liqenit, që sipas Bashkisë së Tiranës synon të ketë të paktën 10 ndërhyje.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/imt-nis-verifikimet-e-lejeve-per-31-biznese-ato-me-hipoteke-do-te-shpronesohen/