Pas publikimit nga media i pamjeve nga shtesa e 4 dhomave pa leje që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë në apartamentin e tij në katin e 12 që gjendet në rrugën ?Dervish Hima?, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur verifikimin e faktit në terren. Inspektorë të IMT-së janë paraqitur gjatë ditës së sotme në apartamentin në pronësi të kreut të opozitës, Lulzim Basha për të bërë verifikimet e nevojshme nëse gjendja aktuale e tij është në përputhje me dokumentacionin dhe planimetrinë mbi të cilin është dhënë leja e ndërtimit të pallatit.
Por ndonëse kreu i PD-së hodhi poshtë si të pavërtetë lajmin e shtesës në apartamentin e tij, duke pretenduar se leja që i ka dhënë vetes në kushtet e konfliktit të pastër të interesit nuk është zbatuar, ai nuk i ka lejuar punonjësit e IMT-së që të bëjnë detyrën e tyre që i ngarkon ligji për të bërë verifikimin përkatës.
Ndaj të gjendur në këto kushte IMT i ka dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një shkresë zyrtare ku i lënë 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë me lejen që i dha vetes së vetë gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.