Skandali/Basha i dha vetes leje për katin e 13, shtoi 4 dhoma e s'pagoi as taksën

Report TV 2018-12-21

Views 0

TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi sot se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kur ishte kryetar i bashkisë së kryeqytetit jo vetëm që i kishte dhënë leje vetes për ndërtimin e një kati të 13-të në pallatin ku banon aktualisht, por nuk ka paguar as taksën e ndërtimit në infrastrukturë.

Veliaj tha se Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi Kryetar Bashkie i Tiranës në qindvjeçarin e fundit që firmosi leje ndërtimi për shtesë kati mbi apartamentin e vetë në kat të 13.

Shtesë kati në hapësirën e përbashkët të banorëve të pallatit të tij me pamje nga Liqeni. Pë rata që nuk e dinë si duket një leje ndërtimi, po sjell për shembull lejen që Lulzim Basha i dha vetes së vet, që të kuptojnë edhe qytetarët si duket një leje. Kryetari i bashkisë i jep leje vetes së vet që nga kati i 12 të shkojë në kat të 13. Ju e keni parë që Luli kur nuk vinte në Bashki ia delegonte të gjitha Enos, por për këtë leje s?kishte besim, këtë të vetën duhet ta firmoste patjetër vetë. Dhe shiko çfarë thotë leja: Leje zhvillimore ndërtimi për strukturën shtesë 1 kat mbi strukturën 12 kate në pronë të zonjës Aurela Isufi dhe Lulzim Basha. Në vendndodhje Skerdilajd Llagami dhe shoqëria që ndërton Arkimed International. Sipërfaqe e pronës që shtohet 203 m2. Vëllimi që shtohet 323 m3 mbi katin e 12. Më thoni një tjetër njeri që ka marrë dot leje nga kjo bashki të ndërtojë kat të 13 mbi një leje të ezauruar.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës
Por, më qesharakja është se ish-kreu i Bashkisë së Tiranës nuk ka paguar as taksat e bashkisë. Sikurse e shihni edhe nga ky vërtetim, kreu i partisë më të madhe opozitare nuk ka zbatuar ligjin duke mos paguar taksat që çdo qytetar i thjeshtë e bën.

Ju do thoni, mirë që i dha leje vetes së vet, po të paktën ka paguar taksën. Vërtetimi i taksave të bashkisë: Vërtetojmë se subjekti e ka likuiduar taksën e ndikimit në infrastrukturë në vlerën 171 820 lekë, por kjo pagesë është rimbursuar nga teprica kreditore e vitit 2013. Pra Tatim-taksat e Tiranës thonë që kemi pasur tepricë nga viti i parë, dhe me lekët e tepricës është paguar taksa e Lulit. S?paguan taksën e bashkisë së vet, e lejes së ndërtimit të vetes së vet. Dhe thotë ja kam marrë firmës nga teprica debitore, për 171 mijë lekë. A ke turp? A ke karakter? A ke fytyrë?

Share This Video


Download

  
Report form