Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në ditën e Krishtlindjeve një vizitë në shtëpinë e re të Ilir Koçit në Marikaj të Vorës. Familja Koçi u zhvendos këtë të martë nga një shtëpi në gjendje të mjeruar, në një vilë me të gjitha kushtet. Të lumturuar nga ky ndryshim në jetën e tyre, ata e cilësuan si dhuratën më të madhe që kishin marrë.
Rama iu drejtua fëmijëve të familjes, duke i thënë se e vetmja mënyrë për t'ia shpërblyer jo atij, por prindërve të tyre është marrja e dhjetave në shkollë. Më tej, Rama u shpreh se familje në gjendjen ekonomike të Ilir Kocit nuk janë të shumta, e megjithatë, qeveria i ka regjistruar dhe do t'i ndihmojë pak e nga pak.