Pa Gjurme- Ilir Gjoka braktis familjen per nje grua greke? Vajza:Te marr guximin

Report TV 2019-02-08

Views 1

Pjesa e dyte Dt 8 Shkurt Pa Gjurme- Ilir Gjoka braktis familjen per nje grua greke? Vajza:Te marr guximin te na thote te verteten!Rasti i prezantuar mbrëmjen e kësaj të premteje në emisionin "Pa Gjurmë", ka qenë historia e një 49-vjeçari Ilir Gjoka, nga Librazhdi i cili u largua para 14 vitesh në Greqi, duke braktisur bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij .

Fëmijët erdhën në jetë njëri pas tjetrit dy djemtë dhe një vajzë, Afrimi, Ambra dhe Dilaveri. Marrëdhëniet mes ciftit nuk ishin të mira, qysh në fillim por Iliri ishte edhe konsumues i alkolit. Familja jetonte në Librazhd, ndërsa Selimja merrej me punë bujqësore. Bashkëshorti Iliri bën gati dokumentat që të tërhiqte familjen e tij në Greqi në vitin 2002. Por dicka nuk shkoi sic duhej dhe Iliri nuk mundi dot ti merrte. Komunikimi me të ishte një herë në muaj dhe përgjigja e shpeshtë e babait te tre fëmijëve ishte se do të kthehej shpejt. Ishte bërë e zakonshme që Iliri të kthehej një herë në tre muaj, të qëndronte pak dhe të largohej përsëri. Askush nuk e pa më, por askush tjetër nuk e provoi një të vërtetë të mundshme se Iliri mund të kishte krijuar një familje tjetër

Kjo është historia që vendosi të rrëfejë në studion e emisionit ??Pa gjurmë?? Ambra, e cila sot jeton pa babain e saj të zhdukur dhe më një nënë e cila u nda nga i ati vite pas, nga zhdukja e tij.

Vajza e Ilirit, Ambra e cila sot është e martuar dhe ka krijuar familjen e saj, në studion e emisionit para gazetares Odeta Dume rrëfeu se ka qenë vetëm 7 vjeçe kur i ati u largua drejt Greqisë për në Kavalla, dhe nga ajo periudhë pas gati 2 vitesh ai ndërpreu çdo lloj komunikimi me familjen e tij"

Share This Video


Download

  
Report form