Pa Gjurme- 19-vjeçarja braktis në gjumë burrin dhe foshnjen/Familjarët: Na vodhi edhe paratë

Report TV 2020-12-05

Views 5

Braktis djalin e mitur dhe vendos të largohet, 19-vjecarja nga Berati Venera Gjolena u zhduk më 17 gusht të këtij viti. La bosh shtratin martesor dhe në orën 3 të mëngjesit, ?arratiset? pa lënë asnjë adresë duke marrë me vete pasaportën dhe kartën e identitetit. Nëna e saj, Engjellushe Avdiu, shprehet se mëngjesin e 16 gushtit, Venera bashkë me djalin e saj 2-vjeçar dhe me bashkëshortin shkuan në Vojnik të Beratit, në shtëpinë e prindërve të saj për t'i ndihmuar. Gjithë ditën, 19-vjeçarja qëndronte në telefon por askush nuk do ta mendonte atë se çfarë e reja kishte ndërmend të bënte. I ftuar në emisionin ?Pa gjurmë? babai i saj Ismail Avdiu thotë se nuk e priste këtë vendim të së bijës, duke zbuluar edhe datajin e vjedhjes sw 230 mijë lekëve të vjetra.

?Nuk e prisja kurrë nga fëmijët këtë gjë. Të dielën erdhi me djalin dhe me bashkëshortin në shtëpinë time për të më ndihmuar. Nuk u ul për të ngrënë bukë, nuk më hahet tha. Më parë nuk shkonte tek shtëpia e re për të fjetur ndërsa këtë herë këmbëngulte për të shkuar atje. Në orën 3 të natës vjen dhëndrri dhe na thotë se Venera ishte larguar. Kishte hapur dritaren dhe kuptuam se kishte ikur. Njoftuam policinë menjëherë. Mu duk e çuditshme pasi atë ditë ishte rregulluar, ajo nuk vinte kurrë e rregulluar. Edhe dhëndri kishte kuptuar diçka tek ajo, pasi dy javët e fundit nevrikosej shpejt dhe nuk ishte më ajo Venera e parë. Venera ishte shumë e brishtë, shumë puntore. Atë ditë më kishte vjedhur 230 mijë lekë të vjetra, por këtë e kuptuam më vonë. Venera ka rënë viktimë, jam tepër i bindur për këtë?, tha i ati

E reja është martuar me shkuesi 3 vite më parë në Moravë me Rushit Gjolenën të cilët janë bërë edhe prindër të një djali. Sipas bashkëshortit të saj, kohët e fundit 19-vjeçarja kishte një gjëndje ankthi dhe ishte e mbyllur në vetvete. Pas largimit, Venera i ka shkruar një mesazh bashkëshortit, Rushitit në rrjetin social facebook me një adresë fallco " jam mirë, jam në Berat mos u bëj merak thuaj babait jam mirë??. Menjëherë pas largimit telefoni i saj rezulton i fikur, ajo ka marrë me vete pasaportën dhe kartën e identitetit.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Share This Video


Download

  
Report form