Pa Gjurme- Kerkon rrenjet biologjike te babait qe u braktis ne 1955.

Report TV 2018-11-29

Views 4

Pjesa e Dyte Dt 28 Nentore Historia e Bleona Matës së zhdukur më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj është rikthyer në ekrani e Report Tv në emisionin e ??Pa gjurmë?.

Nëna e vajzës asokohe 6 vjeçar tanimë 14 vjeçe, Bukurie Veizi, ka bërë publike disa detaje të reja lidhur me vendin se ku mund të ndodhet Bleona.

Ajo shprehet vajza është birësuar nga një grua që jeton në Itali por që shpesh herë vjen edhe në Tiranë, pasi ka një banesë edhe në kryeqyetet. Megjithatë Bukuria shprehet se nuk kërkon asgjë veçse të dëgjojë zërin e të bijës.

Në një lidhje telefonike gjatë emisionit ka qënë edhe avokati Eduart Mullaraj konfirmoi dyshimet e nënës lidhur me pistën në fjalë duke u shprehur se po heton mbi rastin.

Përveç nënës, në kërkim të Bleonës është edhe gjyshi i saj Zenel Mata, i cili bëri apel për ndihmë për t?u bashkuar me mbesën e tij.

Jam në kërkim të vajzës njësoj si e ëma. Pesë vajza e morën duke luajtur dhe e çuan në mal. Kam komunikuar me familjen e Begzim Isës ata bëjnë be që nuk kanë të bëjnë me këtë rast. Unë nuk di kujt ti vendos gishtin.

Zenel Mata, gjyshi i Bleonës
Mesazhe të shumta lidhur me rastin kanë ardhur edhe në redaksinë e ?Pa gjurmë?, ku një person shkruan se vajza ndodhet në Angli.

Problemi është që vajza nuk mban mend asgjë sepse ka qënë shumë e vogël kur e kanë marrë. Nuk është regjistruar me emrin e saj. Do t?ju ndihmoj edhe me një foto.

Personi që dyshohet se ka parë Bleona Matën
Për më shumë detaje nga historia e Bleonës dhe kërkimeve që emisioni "Pa gjurmë" ka bërë për vajzën nga Kukësi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS