Kryeministri Edi Rama dhe aleati kryesor në qeverisje, Ilir Meta po darkojnë së bashku në një nga restorantet te 'Pazari i Ri' në Tiranë.
Takimi mes kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit ka nisur rreth orës 21:00, ndërsa pjesë tryezës janë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili.
Në qendër të diskutimit mes dy aleatëve në qeverisje është rinovimi i koalicionit edhe për një tjetër mandat.
Takimi mes Ramës dhe Metës vjen një ditë pas 1 Prillit, ndërsa nga takimi i sotëm pritet një qëndrim për të ardhmen, nëse PS dhe LSI do të shkojnë bashkë në zgjedhje apo vetëm.
Nga Asambleja e PS që u zhvillua sot, Rama u shpreh se socialistët janë gati, ndërsa i takon LSI për të vendosur.
Ndërsa ditët e fundit mes dy partive kryesore në qeverisje ka pasur replika në distancë për cështjen e kanabisit dhe reformën e arsimit.