Report TV - Hetoi Bashën për abuzimet e rrugës Durrës-Kukës, konfirmohet në detyrë prokurori Kraja

Report TV 2018-12-17

Views 3

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja. Pas shqyrtimit të dokumentacionit me të dhënat nga ILDKPKI, DSIK, por edhe institucionet e tjera, KPK vendosi që të konfirmojë Krujën. Ai është i njohur si prokurori që hetoi dosjen për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

KPK bëri me dije në seancën e kaluar se sipas relacionit të ILDKPKI, prokurori Arben Kraja, ka deklaruar saktë pasurinë dhe burimet e saj. Nga hetimet e KPK-së, Kraja rezultoi se kishte dy banesa, një në Shkodër trashëgimi nga prindërit dhe një në Tiranë, ndërsa kishte marrë prej vitit 1994 pesë kredi, nga të cilat katër i kishte shlyer dhe një e kishte në proces.

Ndërkohë që sot është konfirmuar në detyrë edhe kryetarja e gjykatës së rrethit gjyqësor të Krujës, Alma Kolegjokaj. Pas verifikimeve rezultoi se Kolegjokaj nuk ka probleme në asnjërën prej tre shtyllave të Vettingut duke u konfirmuar në detyrë.

Share This Video


Download

  
Report form