Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Sokol Stojanin, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme e kaloi lehtë procesin e rivlerësimit kalimtar para trupës gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari pasi kontrolli i pasurisë, ai i figurës dhe i aftësive profesionale nuk identifikuan asnjë problem.
Seanca dëgjimore për Stojanin u zhvillua më 30 tetor 2018.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILKPDKI) pati raportuar se subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të saktë, ka mjaftueshmëri financiare për pasurinë e vet, nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesave, nuk ka bërë fshehje të pasurisë dhe nuk ka bërë deklarim të rremë.
Sa i përket pastërtisë së figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka dorëzuar një skedë të pastër për të në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit duke e shpallur ?të përshtatshëm? për vijimin e detyrës.
Sa i përket aftësive, KPK raportoi se Stojani ka marrë vlerësimin shumë mirë gjatë periudhës së rivlerësimit 2016-2018 dhe ndaj tij nuk ka pasur masë disiplinore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/konfirmohet-ne-detyre-prokurori-sokol-stojani