Pas seancës dëgjimore të zhvilluar disa ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani.
Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Pamela Qirko me Osmanin e pranishëm në sallë.
Sipas raporteve të KPK-së, Osmani nuk kishte probleme me pasurinë, duke u konfirmuar edhe nga DSIK për pastërtinë e figurës dhe përshtatshmërinë për të qënë prokuror.
Osmani ka qënë një prej tre emrave kryesorë bashkë me Besim Hardarmatajn dhe Elisabeta Ymerajn, të cilët kërkuan arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri për korrupsionin dhe trafikim lëndësh narkotike. Osmani është kandidat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.Gentian Osmani prokurori i Krimeve të Rënda ka dalë i lehtësuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, aty ku u rikonfirmua në detyrë.
I njohur ndryshe si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Osmani u shpreh se do të vazhdonte punën e tij pranë organit të akuzës, madje do të trajtonte sërish çështje sensitive.
?Jam i lumtur, ishte sfidë e madhe sepse është sfidë e vështirë. Ndjej keqardhje për kolegët që nuk e kaluan procesin.