TIRANE-Prokurori Adnan Xholi ka kaluar vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vlerësuar se prokurori duhet që të vijojë detyrën, pasi ka rezultuar i pastër në të tre shtyllat e vlerësimit.
Xholi ka qenë i pranishëm në seancë në momentin kur trupa e përbërë nga; Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu dha vendimin. Aktualisht, Xholi është drejtor i Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Prokurorinë e Përgjithshme.
Sipas raportit të ILDKPI-së, Xholi nuk kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë. Hetimet janë thelluar nga KPK-ja, ku edhe ka rezultuar se prokurori ka në emër të tij: një apartament me sipërfaqe 107 m2 porositur për t?u blerë në 2004; një makinë tip ?Benz? e vitit 2004; kursime në llogarinë bankare në shumën e 2 milionë e 5 qindmijë lekësh dhe një tokë bujqësore me sipërfaqe 22m2 në Lushnje, tokë e cila është në emër të bashkëshortes.
Nga hetimi i KPK rezultoi se deklarimet dhe gjendja reale e të dhënave të prezantuara nga Adnan Xholi përputhen por megjithatë prokurori kishte pasaktësi vetëm tek vetëdeklarimet cash e llogaritë bankare. Gjithashtu rezultoi se prokurori për disa vite ka mungesë likuiditeti për disa shpenzime por në seancën e kaluar dëgjimore ai solli edhe disa dokumente shtesë për t?u analizuar nga trupa gjykuese, të cilat u morën në shqyrtim duke kaluar vettingun.