Gati ligji per ngritjen e Kadastres

RTV KLAN 2018-11-28

Views 5

Qeveria ka finalizuar nismën për bashkimin në një institucion të vetëm të Agjencisë së Legalizimeve, zyrave të Hipotekës dhe Agjencisë Iventarizimit dhe Transferimit të Pronës Publike.

Dy projektligje të cilat zgjidhin përfundimisht problemin e legalizimit dhe regjistrimit të pronave, janë miratuar në Këshillin e Ministrave dhe tashmë do të shkojnë në kuvend për të marrë votat e deputetëve.

Nisma synon krijimin e një agjencie të vetme e cila do të quhet ?Agjencia Shtetërore e Kadastrës?, e cila do të bëjë regjistrimin e të gjithë pasurive në territorin shqiptar, përfshirë edhe tokat bujqësore, duke vendosur si të drejtë parësore përfitimin e pronës nga pronari që ka aktin më të vjetër të zotërimit të tokës, deri në momentin që nuk e ka shitur pasurinë.

Ligji kërkon që kjo agjenci të nisë menjëherë me rregullimet e mbivendosjes së pronave në hartën e tokës dhe krijimin e një harte dixhitale të saktë për sipërfaqen e tyre.

Agjencia do të anulojë titujt e pronësisë së tokës bujqësore të cilat do të rezultojnë se janë përfituar pa të drejtë duke i çuar ato në fondin shtetëror të tokave.

Po ashtu punonjësit të cilët nuk respektojnë afatet e regjistrimit të pasurisë, vonojnë kthimin e përgjigjes, humbin dokumentacionin ose ndërhyjnë në regjistrat e kadastrës pa autorizim do të gjobiten me 5 mijë deri në 500 mijë lekë gjobë.

Share This Video


Download

  
Report form